Rritet prodhimi i naftës së papërpunuar të OPEC-ut
Prodhimi ditor i naftës së papërpunuar të OPEC-ut u rrit në 27.750.000 fuçi në nëntor me një rritje prej rreth 310 mijë fuçi krahasuar me një muaj më parë.
Gjatë kësaj periudhe, prodhimi jo konvencional i OPEC-ut, përveç naftës bruto, u regjistrua si 5.210.000 fuçi në ditë. Prodhimi total i naftës i OPEC-ut muajin e kaluar ishte 32.960.000 fuçi në ditë.
Nga ana tjetër, prodhimi ditor i naftës në vendet jashtë OPEC-ut është rritur me rreth 660 mijë fuçi krahasuar me një muaj më parë dhe ka arritur në 65.410.000 fuçi.
Sipas raportit, vlerësohet se oferta globale e naftës do të rritet me 1.5 milionë fuçi në ditë krahasuar me një vit më parë dhe do të arrijë në 95.270.000 fuçi deri në fund të vitit dhe në vitin e ardhshëm do të arrijë në 101.670.000 fuçi.























