17:11 / 16.12.2021
Bruce Springsteen shet për 500 milionë $ albumet dhe të drejtat muzikore
Kjo vlerësohet të jetë një nga marrëveshjet e shitjeve muzikore me çmimin më të lartë të të gjitha kohërave.
Artisti i famshëm amerikan i muzikës “rock”, Bruce Springsteen, ka shitur të gjitha albumet dhe të drejtat e tij muzikore për një çmim rekord.
Sipas një lajmi në BBC, 72-vjeçari Springsteen, i cili ka fituar 20 çmime Grammy, i ka shitur kompanisë Sony Music 20 albume dhe të drejtat muzikore.
Duke folur për revistën muzikore Billboard në kushte anonimiteti, dy burime kanë deklaruar se shuma e shitjeve do të arrijë afërsisht 500 milionë dollarë
Kjo vlerësohet të jetë një nga marrëveshjet e shitjeve muzikore me çmimin më të lartë të të gjitha kohërave.
Springsteen dhe Sony Music ende nuk janë prononcuar.























