E dashura e West jeton në shtëpinë e tij, por ai tenton të rikthehet me Kim
E dashura e Kanye West, Vinetria, thuhet se po ‘jeton në rezidencën e tij prej 52 milionë dollarësh në Malibu’, mes raportimeve se reperi iu lut Kim Kardashianit që të kthehej me të në një prej performancave në koncert.
Krijuesi i shumë hiteve dyshohet se është në lidhje me modelen, pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme për të rindezur marrëdhënien me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.
Sipas PageSix, Vinetria ka banuar në shtëpinë e Kanye, ndërsa ai ka insistuar që të bashkojë familjen e tij.

Kanye West (Foto: Getty Images)
“Kim ka bërë një deklaratë duke ritheksuar disa herë se është beqare”, tha një burim për gazetën.
“Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se do që ajo të kthehet, por gjatë gjithë kohës ai e ka modelen [22-vjeçare] në shtëpinë e tij në Malibu”, shtuan ata.
Në fillim të këtij viti, Kim, 41-vjeçe, bëri kërkesën për divorc nga Kanye, por të dy ende nuk janë zyrtarisht beqarë, pavarësisht nga romanca në ngritje e Kim me Pete Davidson.
Ndërkohë, Kanye dhe Vinetria thuhet se kanë qenë ‘të lidhur’ për ‘një kohë tani’, tha një burim për Page Six.

Vinetria (Foto: Screenshot/Instagram)
Vetëm disa orë më vonë pas performancës së Kanye të premten, Kim paraqiti dokumente gjyqësore për t’u bërë zyrtarisht beqare – e cila tani është në pritje të miratimit nga një gjyqtar.
Por, nëna e katër fëmijëve dëshiron që ligjërisht të konsiderohet një grua beqare dhe kërkoi që “West” të hiqej nga emri i saj.
“Kim është e zemëruar me Kanye”, ka thënë një burim ekskluzivisht për The Sun. “Ajo i ka kërkuar atij që të mos flasë për të në publik – por ai vazhdon ta bëjë këtë”.

Shtëpia luksoze e Kanye në Malibu (Foto: The Mega Agency)
“Ajo i ka bërë një deklaratë shumë të qartë duke paraqitur statusin ligjor si beqare”.
Dyshja ndajnë bashkë fëmijët: North, Chicago, Saint dhe Psalm.























