21:41 / 16.12.2021
Mësohet gjinia e binjakëve që po presin Ronaldo dhe Georgina
Çifti i njohur do bëhen prindër të një djali dhe vajze.
Cristiano me Georginën, pas disa javëve kanë zbuluar gjininë e fëmijëve.
Çifti i njohur po presin binjakë dhe kështu sot Cr7 tregoi se cilës gjini i përkasin foshnjat.

Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare teksa shihen fëmijët duke i plasaritur balonët mësohet gjinia.
Ndryshe, Ronaldo dhe Georgina kanë edhe dy fëmijë të tjerë, binjakët Eva dhe Mateo.























