Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sot në `Mirëmëngjesi Kosovë`, do të flas, Ekrem Maloku, neuropatologu i parë Kosovar që punon në Amerikë.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, do të flas për vizionin e tij për zhvillimin e komunës dhe për projektet për vitin 2022.

Për nismën e  shoqatës së informatikës "Mërgata për Tik", në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin, Ridvan Bunjaku, kryetar i Shoqatës së Informatikës dhe Fitim Adili, anëtar i shoqatës, ideator i fushatës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme