Nesër, Kuvendi Kombëtar i PD, zbardhet SMS-ja e Bashës për delegatët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu ka dërguar një mesazh të gjithë delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Në mesazhin e dërguar, kryedemokrati bën të ditur se ditën e nesërme, ky kuvend do të ketë përgjegjësi historike për të gjithë demokratët që do të bëhen bashkë kundër Edi Ramës.
Mesazhi:
I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar,
Nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, më përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.
Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë./vp























