12:03 / 17.12.2021
Halil Thaçi deputeti më i ri i Kuvendit, zëvendëson deputetin Alban Hyseni
Halil Thaçi ka dhënë sot betimin si deputeti më i ri nga Lëvizja Vetëvendosje. Thaçi do të zëvendësojë deputetin Alban Hyseni, i cili është zgjedhur kryetar i Komunës së Gjilanit.
Thaçi është betuar se do të kryejë me nder dhe përgjegjësi detyrën si deputet i Kuvendit të Kosovës.























