Komisioni i Ligjeve miraton nismën për statusin e fëmijëve të dëshmorëve
BKT
Shqipëri

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për statusin e fëmijëve të dëshmorëve

Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për statusin “Fëmijë në përkujdesje të republikës”. Nëpërmjet tij, fëmijët e dëshmorëve do të marrin trajtim të posaçëm nga shteti.

Janë 78 fëmijë që deri në moshën 25 vjeç, do të kenë përkujdesje sociale shtesë, që fillon nga trajtimi financiar, shërbimi shëndetësor falas deri tek arsimimi i plotë falas në të tre ciklet, njofton euronews.albania.

Nisma e propozuar nga qeveria kap vlerën e 61,9 milionë lekëve dhe u miratua vetëm me votat e mazhorancës.


MË SHUME NGA Shqipëri