“Komisariati digjital”, aplikacion për denoncimin e krimeve mjedisore
Në aplikacionin “Komisariati Digjital” është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimit mjedisor.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot informacion se si mund të përdoret ky aplikacion për denoncimin e krimeve mjedisore.
“Mirëmëngjes dhe me aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimit mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës, vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve, ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten”, thuhet në njoftim.
Në aplikacionin qytetari digjital, qytetari që kërkon të denoncojë ndotjen mund të ngarkojë foton ku evidentohet akti i denoncuar sipas nënkategorisë në fushën e kërkuar./atsh























