12:43 / 17.12.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Fehmije Gashi Bytyqi, avokate, flet për shkurorëzimet gjatë këtij viti.
Për përforcimin e imunitetit përmes ushqimit, do të flas, Agron Rexhepi, nutricist.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























