Bayern Munich-Wolfsburg, ja formacionet e mundshme
BKT
Sport

Bayern Munich-Wolfsburg, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes gjigandit bavarez Bayern Munich dhe skuadrës së Wolfsburg, e vlefshme kjo për xhiron e 17 të Bundesligës gjermane.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë ligë, Bayerni shënoi fitore me rezultat të thellë 5:0 kundër Stuttgartit, kurse Wolfsburgu pësoi humbje me rezultat 3:2 kundër Koln.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe Bayerni shënoi fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 3:2.

Momentalisht, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara të dy skuadrat i ndajnë plot 20 pikë në tabelë, ku Bayerni zë vendin e parë me 40 pikë të tubuara, në krahasim prej Wolfsburg që në këtë sezon renditet në vendin e 11 me vetëm 20 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Choupo-Moting, Coman, Goretzka, Kimmich, Stanisic dhe Tolisso, kurse te Wolfsburgu do të mungojnë Mbabu, Mehmedi, Otavio, Philipp, Roussillon dhe Schlager.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Sule, Hernandez, Davies; Roca, Musiala; Gnabry, Muller, Sane; Lewandowski

Wolfsburg (4-2-3-1): Casteels; Baku, Lacroix, Bornauw, Brooks; Vranckx, Arnold; F Nmecha, Steffen, Lukebakio; Weghorst

21:00 Bayern Munich – Wolfsburg (Stadiumi Allianz Arena)