Mourinho kërkon talentin e Chelsea-t
BKT
Sport

Mourinho kërkon talentin e Chelsea-t

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka hedhur sytë nga Ruben Loftus-Cheek i Chelsea, për të përmirësuar mesin e fushës gjatë merkatos së janarit.

Gjithashtu, në listën e portugezit janë edhe Saul Niguez, Corentin Tolisso, Douglas Luiz dhe Denis Zakaria, por vështirë se drejtuesit e italianëve do të shpenzojnë shumë për t’i afruar të katërt lojtarët në skuadër.

Duke parë situatën, numri një i stolit verdhekuq ka spostuar vëmendjen e tij tek 25-vjeçari i “bluve të londrës” Loftus-Cheek, i cili është i lidhur me londinezët deri në vitin 2024 dhe vlerësohet rreth 18 milionë stërlina, shumë të cilën italianët mund ta përballojnë duke ruajtur balancat financiare.