I ndërpritet kontrata kompanisë qe është në listën e sanksioneve amerikane
BKT
Lajme

I ndërpritet kontrata kompanisë qe është në listën e sanksioneve amerikane

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ia ka ndërprerë kontratën për mirëmbajtje të rrugëve kompanisë së Radule Steviq, i cili është në listën e të sanksionuarve nga SHBA-ja.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi zëvendësministri, Hysen Durmishi, i cili po ashtu ka publikuar edhe dokumentin e amandamentimit të kontratës.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”, shkruan Durmishi.

Tutje, ai shtoi se “Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies. Edhe do ta bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjale e kemi hequr nga kontrata”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.


MË SHUME NGA Lajme