Goli i Messit zgjidhet më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve
BKT
Sport

Goli i Messit zgjidhet më i miri i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Goli i bukur i Lionel Messit për Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli më i mirë i fazës së grupeve në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Afro 200,000 vota janë numëruar për golin më të mirë të fazës së grupeve në këtë garë, ku goditja sensacionale e Messit në xhiron e dytë kundër Manchester Cityt është zgjedhur më e mira.

Vendin e dytë e zuri mesfushori i Liverpoolit Thiago, i cili shënoi një super gol në ndeshjen kundër Portos, kurse goli gërshërë i Robert Lewandowskit e pozicionon këtë të fundit në vendin e tretë, transmeton "lajmi.net".

Renditja e plotë është kjo: 1.Lionel Messi – 22% të votave 2.Thiago Alcantara – 14% të votave 3.Robert Lewandowski – 13% të votave