​Osmani: Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë
BKT
Lajme

​Osmani: Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani duke komentuar vendimet e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ku Distria Krasniqi, është përzgjedhur si xhudistja më e mirë në botë.

Ndërsa, Driton Kuka, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport, ka thënë se këto janë dy rezultate historike për sportin në Kosovë.

“Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë. Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport. Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme. Kosova e artë”, ka shkruar ajo në Facebook.
 


MË SHUME NGA Lajme