COVID-19 në Shqipëri: 5 të vdekur, 10 persona në gjendje të rëndë
BKT
Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri: 5 të vdekur, 10 persona në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2370 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 228 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 321 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar./A2


MË SHUME NGA Shqipëri