Tre të lënduar në një aksident trafiku në Krujë, njëri prej tyre rëndë
BKT
Shqipëri

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Krujë, njëri prej tyre rëndë

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni sonte në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë në Shqipëri.

Policia e Shtetit njofton se automjeti i drejtuar nga një 18-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi K. R., rreth 15-vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 14-vjeçari A.A., ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


MË SHUME NGA Shqipëri