Pioli: Marr me vete trishtimin, por edhe besimin për punën e bërë
BKT
Sport

Pioli: Marr me vete trishtimin, por edhe besimin për punën e bërë

Humbja në “San Siro” nga Napoli nuk i ka pëlqyer aspak Stefano Piolit i cili pas ndeshjes u ndal për mikrofonat për të komentuar mbi sfidën. Ai foli gjithashtu për golin e anuluar, si dhe mentalitetin e ekipit pas humbjes.

“Numrat nuk gënjejnë kurrë. Pas pushimit kemi humbur shumë ndeshje. Paraqitja e sotme ishte një paraqitje pozitive për nga intensiteti, energjia dhe vullneti. Na mungon prekja e fundit, ajo vendimtare, e cila mund të përmbysë ndeshjet. Nuk jemi në momentin më të mirë”.

GOLI I ANULUAR- “Arbitri iu referua menjëherë Atalanta-Romës, por kjo nuk më intereson mua. Palomino u përpoq të ndërhynte atje, ndërsa sot Giroud ishte në tokë dhe nuk mundi të ndërhynte”.

HUMBJA- “Unë nuk kam frikë nga humbjet. Ne kemi qenë të parët në ligë për një kohë të gjatë, kjo do të thotë se ne kemi vlera.”

NDESHJA- “Kemi bërë një lojë të shkëlqyer nga pikëpamja shpirtërore. Mendoj se Napoli nuk e ka pasur kurrë kaq pak topin. Kemi fituar shumë ndeshje falë lojtarëve individual. Marr në shtëpi trishtimin, por edhe besimin për punën tonë”.