10:57 / 20.12.2021
Shqipëri,Kuvendi në seancë plenare, në axhendë katër dekrete të Presidentit
Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.
Sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, në seancën e sotme, do të diskutohen ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kanë lidhje me buxhetin, konkretisht ligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së, ligjin për taksat kombëtare dhe ligjin për Bashkëqeverisjen.
Po ashtu, sot diskutohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023./atsh
























