Phoenix vazhdon marshimin, Chicago Bulls mposht Los Angeles Lakers
Phoenix Suns nuk di të ndalet dhe mban kryesimin në NBA pasi mposhti me rezultatin e çmendur 137-106 Charlotte Hornets.
Megjithatë, përtej rezultatit të thellë ajo që bie në sy është se lojtari me më shumë pikë në këtë ndeshje vjen nga radhët e Charlotte dhe është Miles Bridges me 26 pikë.
Los Angeles Lakers ndërkohë, kanë humbur sërish, këtë herë nga Chicago Bulls. DeMar DeRozan ishte i pandalshëm pasi shënoi 38 pikë në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 115-110. LeBron James ndërkohë shënoi 7 pikë më pakë se DeRozan.
kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo
Humbje edhe për Miami Heat dhe Memphis Grizzlies. Miami u mposht në transfertë nga Detroit Pistons me rezultatin 100-90. Nga ana tjetër Portland Trail Blazers ishte ekipi që mposhti Grizzlies me rezultatin 105-100.
Fitore ka arritur edhe Sacramento Kings që mposhti me rezultatin 121-114 San Antonio Spurs në një ndeshje ku shkëlqyen Buddy Hield, Tyrese Haliburton dhe Dejounte Murray. Ndërsa Minnesota Timberwolves mposhti 111-105 Dallas Mavericks.
Për këtë mbrëmje janë shtyrë gjithashtu edhe tre ndeshje. Bëhet fjalë për Philadelphia 76ers- New Orleans Pelicans, Atlanta Hawks- Cleveland Cavaliers dhe Brooklyn Nets- Denver Nuggets.
Rezultatet
Detroit Pistons - Miami Heat 100:90
Memphis Grizzlies - Portland Trail Blazers 100:105
Sacramento Kings - San Antonio Spurs 121:114
Chicago Bulls - LA Lakers 115:110
Minnesota Timberwolves - Dallas Mavericks 111:105
Phoenix Suns - Charlotte Hornets 137:106























