Reperi amerikan vdes pas goditjes me thikë në një festival në Los Angeles
BKT
Magazina

Reperi amerikan vdes pas goditjes me thikë në një festival në Los Angeles

Reperi amerikan, Drakeo the Ruler ka vdekur pasi u godit me thikë në një festival muzikor në Los Angeles.

28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Darrell Caldwell, ishte planifikuar të performonte në festivalin “Once Upon a Time” in Los Angeles të shtunën mbrëma (18 dhjetor).

Publicisti i tij konfirmoi vdekjen e reperit për disa media amerikane të dielën në mëngjes (19 dhjetor), shkruan BBC.

Artisti thuhet se u godit me thikë gjatë një sherri në prapaskenë rreth kohës kur ai do të performonte.

Policia e Los Angeles po heton rastin, por u thanë gazetarëve se deri të dielën në mëngjes nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Një thirrjeje për një goditje me thikë u bë rreth orës 20:40 me orën lokale të së shtunës. Raportet thonë se reperi më pas u dërgua në spital, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Promotori i festivalit, Live Nation, konfirmoi se kishte një “zënkë në prapaskenë” në ngjarje, e cila ishte planifikuar të përfshinte edhe performanca nga reperët 50 Cent dhe Snoop Dogg.

 

Foto: Drakeo the Ruler/Instagram

“Në respekt për të përfshirët dhe në koordinim me autoritetet lokale, artistët dhe organizatorët vendosën të mos ecin përpara me performancat e mbetura, kështu që festivali u mbyll një orë më herët” thanë organizatorët.

Drakeo the Ruler kishte më shumë se 1.5 milion dëgjues në muaj në Spotify dhe bashkëpunoi me reperin kanadez Drake në këngën “Talk to Me”.

 

Foto: Drakeo the Ruler/Instagram.


MË SHUME NGA Magazina