Dua Lipa nominohet për 2 trofe Britawards 2022
BKT
Magazina

Dua Lipa nominohet për 2 trofe Britawards 2022

Dua Lipa do të garojë për dy çmime në Britawards 2022, në Shkurt të vitit të ardhshëm. 26-vjeçarja me origjinë shqiptare u nominua për trofeun e Këngës së vitit dhe për këngën më të mirë Pop&Rock.

Ylli i muzikës Pop konkurron në edicionin e radhës të Britawards me hitin e saj “Cold Heart”, publikuar në gusht të këtij viti, për të cilin ka bashkëpunuar me Elton Xhonin.

Për këngën më të mirë Pop and Rock konkurron edhe Adele e Ed Shiran, të cilët kryesojnë nominimet duke qenë pretendentë për 4 trofe secili.

Edicioni i 42-të i Britawards zhvillohet me një rregull të ri ku janë hequr kategoritë e veçanta të ndara sipas gjinive. Britawards 2022 zhvillohet në Londër më 8 Shkurt.


MË SHUME NGA Magazina