20:03 / 20.12.2021
Diego Godin pranë rikthimit në La Liga
Diego Godin ka kontratë me Cagliarin deri në verën e vitit 2023, por largimi i tij nga Sardenja pritet të ndodhë muajin e ardhshëm, pasi klubi italian ka vendosur të bëjë spastrime në merkato.
Siç transmeton SS, mbrojtësi 35-vjeçar po mendon rikthimin në Spanjë, aty ku e kërkojnë dy klube: Atletico Madrid dhe Real Betis. Diego Simeone e do sërish në ekip ish-kapitenin, teksa po insiston edhe klubi andaluzian për të arritur një marrëveshje me të.























