“Iniciativë e jashtëzakonshme”, Vuçiq poston foto me Ramën dhe Zaevin
BKT
Shqipëri

“Iniciativë e jashtëzakonshme”, Vuçiq poston foto me Ramën dhe Zaevin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka postuar në Instagram një foto me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet sonte në Elbasan.

Vuçiq shkruan se “OpenBalkan”  është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, @ediramaal, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, @zoranzaev”- shkruan Zaev në Instagram.

Kujtojmë se vizita e Vuçiqit në Tiranë është përcjell me protesta të qytetarëve, protestë kjo e organizuar nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.


MË SHUME NGA Shqipëri