Basha: Ndjeva keqardhje, në protestë kishte nga ata që e urrejnë Berishën
BKT
Shqipëri

Basha: Ndjeva keqardhje, në protestë kishte nga ata që e urrejnë Berishën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë lidhur me protestën e organizuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Basha është shprehur se ka ndjerë keqardhje, ndërsa ka theksuar se në oborrin e Partisë Demokratike kishte edhe njerëz që janë keqpërdorur nga ish-kryeministri.

“Pjesa personale është ajo që dua të them sot, në oborr kishte demokratë, jo njerëz të interesave të ngushta që e kanë urryer Berishën, por janë ngjitur se mund ta përdorin për interesat e tyre, kishte demokratë që një pjesë i njoh, i kam pasur krah, t’i shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Berisha që për 31 vite ka dominuar në PD, ndjesia më dominuese tani që po e artikuloj, është ndjesi dhimbje, se janë njerëz që nuk e meritojnë të keqpërdoren, që po vuajnë gabime e zhgënjime ku dhe unë kam një pjesë të fajit që kanë dhënë shpirtin e tyre jo për të marrë një vend pune, por për demokracinë, mbi 8 vite që nuk ka të bëjë me demokracinë e mirfilltë, keqardhje tek i sheh aq sa ishin”, tha Basha për Real Story.


MË SHUME NGA Shqipëri