Arrestohen 10 persona, mesin e tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës
BKT
Lajme

Arrestohen 10 persona, mesin e tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar ish kryetarin e komunës së Shtërpcës dhe nëntë zyrtarë tjerë gjatë aksionit për ndërtime pa leje.

Në njoftim thuhet se aksioni është duke vazhduar në Komunën e Shtërpcës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimi.

Tutje, Prokuroria njofton se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike edhe detaje tjera.


MË SHUME NGA Lajme