“Ballkani i Hapur”, Varhelyi: Vazhdoni ta nxisni këtë nismë!
BKT
Shqipëri

“Ballkani i Hapur”, Varhelyi: Vazhdoni ta nxisni këtë nismë!

Pjesë e diskutimeve në samitin e “Open Balkan” ishte edhe Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyin, i cili iu përgjigj pyetjes së bërë nga kryeministri Edi Rama nëse e mbështet Bashkimi Evropian këtë nismë.

Varhelyi konfirmoi se bashkëpunim rajonal është i mirëpritur, ndërsa e konsideroi një lëvizje të rëndësishme për të dyja palët. Gjithashtu, ai përshëndeti Ramën, Zaev dhe Vuçiç për vijimin dhe fuqizimin e kësaj nisme.

“Vijoni ta nxisim këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë, shoqërisë. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në Bashkimin Evropian. Admiroj edhe faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë. Ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani, nuk është BE që doli me këtë nismë, prej tri aktorëve që shoh rreth tryezës edhe sot. Ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal, sidomos në mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik me BE. Ne mendojmë që çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur, por është e diçka e mirë për të dyja palët. Ky bashkëpunim është në të mirë të konsumatorëve, shton punësimet dhe mund të ndryshojë realitetet në terren. Dhe relitetet në terren janë shumë të zymta. Jam i kënaqur që ju të tre po vazhdoni, uroj që edhe tre të tjerët të përfshihen.”/vp


MË SHUME NGA Shqipëri