Von Cramon reagon për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi
BKT
Shqipëri

Von Cramon reagon për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Von Cramon ka rishpërndarë një postim të aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Feratit, e cila tregon trendin e uljes së votuesve në disa fshatra të Medvegjës. Kjo, thotë raportuesja, po ndodh në një rajon të populluar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë, transmeton euronews.albania.

“Depasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon siç e tregon qartë edhe kjo tabelë. Kjo ndodh në një rajon të populluar kryesisht nga shqiptarët në jug të Serbisë. Si dhe pse qytetarëve të zakonshëm mund t’u hiqen të drejtat e tyre themelore?” ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Shqipëri