14:21 / 21.12.2021
KLSH kallëzon në SPAK 6 zyrtarë të Bashkisë Kurbin
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme 6 zyrtarë të Bashkisë Kurbin.
Kallëzimi ka ardhur sepse pas një auditimi për periudhën 1 janar 2019-30 qershor 2020, janë parë disa shkelje që lidhen me prokurimin e një objekti, njofton euronews.albania.
“Nga ky auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”, të cilat bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij,” – thuhej në dokumentin e KLSH-së.























