Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci
BKT
Lajme

Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci

Në komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim Dhe Zhvillim pati përplasje verbale mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Këtë të fundit deputetja e ka quajtur rrugaç e më pas ka hedhur një gotë ujë ndaj ministrit Peci.

Pas kësaj, deputetja Musliu ka lëshuar mbledhjen ku po raportonte ministri Peci.

Ky i fundit ka reaguar duke thënë se nuk do të ketë më hajni dhe se askush nuk do të mund ta ndal atë për me ndalu krimin dhe korrupsionin.

“Nuk ka hajni më edhe dostave të Ganes, nuk ka me vjedhë më në ministri. N’daq gjuni më ujë, n’daq më plumba, qysh keni gju ma herët, po nuk ka bir n... që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë me e luftu krimin edhe korrupsionin”, ka deklaruar Peci.


MË SHUME NGA Lajme