Rregulla të reja për qytetarët që udhëtojnë drejt SHBA-së
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka njoftuar për reja rregullat e reja që duhet t’i ndjekin udhëtarët që duan të udhëtojnë drejtë SHBA-së.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, thonë se për të fluturuar drejt SHBA-së, ata duhet të paraqesin një test negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 90 ditë para fluturimit.
Po ashtu një letër nga një zyrtarë shëndetësorë me të cilën deklaron që tanimë e ka kaluar këtë sëmundje dhe mund të udhëtojnë jashtë vendit.
“Nëse jeni duke udhëtuar në SHBA dhe jeni shëruar së fundmi nga COVID-19, mund të tregoni një test negativ, jo më shumë se 90 ditë para fluturimit dhe një letër nga një ofrues i licencuar i kujdesit shëndetësor ose zyrtar i shëndetit publik që deklaron se ju jeni shëruar për udhëtim”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/























