Tahiri, PDK: Kosova të jetë në linjë të plotë me Procesin e Berlinit
BKT
Lajme

Tahiri, PDK: Kosova të jetë në linjë të plotë me Procesin e Berlinit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se kanë pritur që të implementohej rreth 60 përqind e agjendës legjislative. 

“Kur e sheh agjendën parlamentare dhe implementimin e saj, lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare nuk është arritur të implementohet as 20 përqind e asaj që është prezantuar në fillim të vitit. Nuk kemi pritur të realizohet 100 përqind, sepse mandati është marrë në mars, por kemi pritur që të paktën t’i tejkalojë shifrat rreth 60 përqind sepse janë shumë projektligje të rëndësishme, të cilat e presin jetën e qytetarëve të tjerë”, tha ai. 

Sa i përket “Ballkanit të Hapur”, Tahiri përsëriti se Kosova duhet të jetë në linjë të plotë me Procesin e Berlinit, dhe jo me agjenda tjera që nuk lidhen me Bashkimin Evropian.

“Duhet të vazhdojmë t’i kemi rezervat tona sa i përket kësaj iniciative, mendojmë që janë disa çështje që duhet të trajtohen mes dy shteteve, mes Republikës të Kosovës dhe Serbisë. Në radhë të parë, mendojmë që iniciativa siç është për Ballkanin Perëndimor, që vijnë nga Procesi i Berlinit janë shumë të rëndësishme”, tha ai. 


MË SHUME NGA Lajme