Kështu pritet të duket stadiumi i ri i Milanos
Tashmë është bërë zyrtare se stadiumi i ri i Milanos do të jetë “Katedralja”, e cila është dizajnuar nga Populous, e zgjedhur nga Milani dhe Interi.
Dizajne të ndryshme ishin ofruar për stadiumin dhe shumë prej tyre ishin futur në një listë të ngushtë.
Vendimi tash është marrë, kështu që stadiumi i ri do të jetë koncepti i hartuar nga Populous.
Populous e mposhti konceptin ‘Rings of Milano’ nga Sportium.
Ai është quajtur ‘Katedralja’, për shkak të dizajnit të tij, duke marrë elemente nga Katedralja legjendare ‘Duomo’ në Milano dhe Galeria.
Kjo do të ndërtohet pranë stadiumit ekzistues ‘Giuseppe Meazza’, i cili më pas mund të rrëzohet ose të paktën të kthehet në një arenë më të vogël për të luajtur futbollin e femrave dhe ekipet e të rinjve, transmeton KK.
Zona e qytetit quhet ‘San Siro’, prandaj stadiumi i ri do të ishte ende teknikisht ‘San Siro’, shkruan football-italia.























