Berisha: Mungesa e lidershipit kosovar për Open Ballkan na çon në zgjedhje
BKT
Lajme

Berisha: Mungesa e lidershipit kosovar për Open Ballkan na çon në zgjedhje

Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, përmes një postimi në Facebook ka thënë se uniteti politiko partiak kosovar kundër iniciativës ‘Open Ballkan’ flet për mungesë të lidershipit në Kosovë. Kjo, sipas tij, do të prodhoj zgjedhje të parakohshme brenda pak muajsh në Kosovë.

“Uniteti politiko partiak kosovar kunder Open Ballkan për gjykimin tim flet për fukarallëkun vizionar, mungesë lidershipi dhe me mbi të gjitha ky 'unitet' i ynë, i rremë gjithsesi, është paralajmërim për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme brenda pak muajsh në Kosovë. Zoti i bekoftë miqtë tanë, përndryshe sot, Kosova nuk ka lider që flet me vizion, guxim dhe pa e injektuar frikën nga Serbia. Po kurrë bre në historinë e qenies tonë, shqiptarët nuk kanë qenë me faktorë vendimarrës shumë të rëndësishme për Ballkanin e ndërkohë çka shohim sot frikë, frikë!”, ka shkruar Berisha.


MË SHUME NGA Lajme