23:06 / 21.12.2021
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të “Carabao Cup”
Arsenali e ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Carabao Cup.
Topçinjtë e mundën 5:1 Sunderlandin në sfidën që u zhvillua në Emirates, për të kaluar tutje.
Vendasit e nisën mirë takimin. Në minutën e 17-të, Nketiah shënoi për 1:0.
Në minutën e 27-të, Pepe dyfishoi epërsinë për Arsenalin, duke shënuar 2:0.
Por, pak minuta më vonë, në atë të 31-të, Broadhead shënoi për Sunderlandin, për ta ngushtuar epërsinë në 2:1.
Me të nisur pjesa e dytë, Arsenali shënoi edhe golin e tretë kundër Sunderlandit, transmeton KK.
Në minutën e 49-të, Nketiah realizoi të dytin personal dhe të tretin për ekipin nga Londra.
I njëjti lojtar, në minutën e 58-të, kompletoi het-trikun dhe realizoi për 4:1.
Për 5:1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit shënoi Patino.























