Olti Mehmeti dhe Prishtina ndërprerjnë bashkëpunimin
BKT
Sport

Olti Mehmeti dhe Prishtina ndërprerjnë bashkëpunimin

FC Prishtina ka konfirmuar ndarjen e bashkëpunimit me mesfuhsorin Olti Mehmeti.

"FC Prishtina dhe sulmuesi Olt Mehmeti e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Mehmeti në gusht të këtij viti nënshkroi kontratë trevjeçare me klubin kryeqytetas, e cila me marrëveshje u shkëput para kohe.

FC Prishtina i dëshiron Oltit suksese në karrierën e gjatë që e pret përpara.

Olti (19-vjeçar) vjen nga treva e Anamoravës, ku karrierën e filloi te FC Drita në vitin 2008 teksa në vitin 2019 u bë pjesë e skuadrës seniore”, shkroi klubi në komunikatë.