Testi i drogës përjashton policen e parë nga detyra në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Testi i drogës përjashton policen e parë nga detyra në Shqipëri

Në Shqipëri për herë të parë është liruar nga detyra një police, që ishte përdoruese e drogës.

Nga detyra u liruar një policja pranë Drejtorisë së Elbasanit, e cila rezultoi përdoruese e kokainës.

Burime të Tv Klan thanë se aktualisht strukturat përkatëse, pritet të marrin të njëjtën masë edhe për një tjetër efektiv i cili është nën hetim administrativ

Fillimisht, një numër i konsiderueshëm punonjësish në disa komisariate të vendit rezultuan të ishin pozitivë, thënë ndryshe, përdorues droge në bazë të testeve.

Por rezultatet u kundërshtuan në bllok, duke bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të siguronte nëpërmjet rregullores që do kryhej një tjetër kontroll i imtësishëm dhe testi të ishte vetëm indicie.

Në bazë të ligjit, pas një testi pozitiv, është Drejtoria e Standardeve që nis ecurinë disiplinore deri në vërtetimin ose jo që punonjësi i policisë është përdorues droge.

Testi drogës pritet të jetë periodik dhe ai do të shtrihet nga efektivët e nivelit bazë deri tek drejtuesit e uniformave blu.


MË SHUME NGA Shqipëri