Ambasada përgëzon “Zgjoin” për futjen në listë të nominimeve për Oscar
BKT
Lajme

Ambasada përgëzon “Zgjoin” për futjen në listë të nominimeve për Oscar

Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar regjisoren Blerta Bashollin dhe tërë ekipin mbrapa filmit Zgjoi, për futjen në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, Oscars, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

“Lajm i mrekullueshëm! Hive u përfshi në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Bravo Blerta Basholli dhe ekipit!”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Çmimi i Akademisë për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit i jepet një filmi me metrazh të gjatë të prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara me një dialog kryesisht jo-anglez.


MË SHUME NGA Lajme