15:00 / 22.12.2021
DASH shpall “non grata” edhe dy ish-zyrtarë të tjerë të lartë të Maltës
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton sot se ka futur në listën e zezë edhe dy ish-zyrtarë të tjerë.
Bëhet fjalë për ish-zyrtarët e Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, të cilët janë shpallur sot “non grata” nga SHBA.
Atyre do u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprimeve korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
“SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim./bw























