Napoli për pazar në Turqi, kërkon zëvendësuesin e Manolas
Me largimin e Kostas Manolas te Olympiacos, Napoli ka mbetur me një vend bosh në mbrojtje. Sipas asaj që raporton La Repubblica, drejtuesit napoletanë janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Gjithmonë sipas prestigjiozes italiane, zëvendësuesi i grekut pritet të vijë nga Turqia. Opsionet janë dy për Luciano Spallettin. Bëhet fjalë për Marcao që aktualisht po aktivizohet te ekipi i Galatasary. Klubi turk nuk është duke zhvilluar një sezon të mirë këtë edicion dhe dëshira e mbrojtësit është të largohet dhe Napoli është një ekip që i pëlqen shumë.
Nga anën tjetër qëndroj edhe mbrojtësi i Fenerbahce, Attila Szalai. Mbrojtësi i lindur në vitin 98 ka tiparet e duhura për atë që kërkon Spalletti dhe mundësia që Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit të vihet në lëvizje për ta afruar është e madhe.























