Xhaçka: Jetike mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë
BKT
Shqipëri

Xhaçka: Jetike mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot se mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë ka qenë jetike.

“Vështirë të ekzagjerohet se sa jetike ka qenë mbështetja e SHBA për tranzicionin demokratik të Shqipërisë”, tha Xhaçka në një reagim.

“Ambasadori Ryerson do të ketë përgjithmonë mirënjohjen e shqiptarëve për rindërtimin e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA pas izolimit të komunizmit”, theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka shpërndau reagimin e ambasadore së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila përkujtoi dje 30-vjetorin e paraqitjes së letrave kredenciale të Uilliam Rajerson, si Ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri