Barcelona ka arritur marrëveshje me Cityn për Torres-in
BKT
Sport

Barcelona ka arritur marrëveshje me Cityn për Torres-in

Tanimë është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano që sulmuesi i Manchester Cityt Ferran Torres do të jetë lojtari më i ri i gjigandit katalunas Barcelona.

Marrëveshja është arritur mes dy klubeve, ku Barça do t’i paguajë dëmshpërblim prej 55 milionë eurosh plus 10 milionë në formë të bonuseve Manchester Cityt.

Torres do të nënshkruajë një marrëveshje pesë vjeçare si lojtar i Barcelonës gjatë orëve në vazhdim, ku ka qenë gjithmonë prioritet për trajnerin Xavi.

Po ashtu, Barcelona është duke punuar që të lëshoj sa më shpejtë një komunikatë zyrtare për media në bashkëpunim me Manchester Cityn.