Ylli i “Chitty Chitty Bang Bang” ka vdekur në moshën 91-vjeçare
BKT
Magazina

Ylli i “Chitty Chitty Bang Bang” ka vdekur në moshën 91-vjeçare

Sally Ann Howes, e cila luajti në “Chitty Chitty Bang Bang” dhe “My Fair Lady”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, ka konfirmuar familja e saj.

Aktorja fituese e çmimit ‘Tony’ u shfaq për herë të parë në ekran në moshën 12-vjeçare dhe gëzoi një karrierë që zgjati gjashtë dekada.

Ajo ishte më e njohur për luajtjen e rolit të Truly Scrumptious në filmin muzikor të vitit 1968 “Chitty Chitty Bang Bang”, përballë Dick Van Dyke.

Djali i saj, artisti Andrew Hart Adler, konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve Press Association, të mërkurën.


MË SHUME NGA Magazina