Spalletti: Ndeshje e dobët! Klasifikimi? Duhet të ruhemi nga ata pas nesh
BKT
Sport

Spalletti: Ndeshje e dobët! Klasifikimi? Duhet të ruhemi nga ata pas nesh

Luciano Spalletti nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes shtëpiake përballë Spezias, që e zbriti Napolin në vendin e tretë në renditjen e Serie A.

“Humbëm një ndeshje të shëmtuar, sepse e dominuam në pjesën më të madhe, por nuk arritëm që të mbyllnim me sukses aksionet. Nuk u treguam të zotë në mesfushë, më pas u nervozuam dhe humbëm qetësinë.

Me kalimin e minutave nuk arritëm që të rifuteshim në lojë. Aurelio De Laurentiis erdhi dhe uroi skuadrën për Krishtlindjet, nuk bëmë asnjë mbledhje”, ka deklaruar trajneri i Napolit.

“Tani duhet të shkojmë në shtëpi dhe të pushojmë pak, sepse kohët e fundit e kemi vuajtur pak lodhjen. Duhet të rritet morali i skuadrës, sepse aktualisht ka rënë pak. Në këtë fund të fazës së parë, nuk kemi patur shumë fat me rezultatet. Duhet të rigjejmë lojën tonë.

Klasifikimi? Shohim si para edhe pas, duhet të marrim parasysh gjithçka. Sepse po nuk fitove ndeshjet që duhet të fitosh, ata që janë pas të parakalojnë”, ka përfunduar Luciano Spalletti.