Fitojnë Bucks dhe Clippers
BKT
Sport

Fitojnë Bucks dhe Clippers

Baks mundi Rokets me rezultatin 126-106, edhe pse në parket nuk ishte Ante-Tekumpo.

Kampionët në fuqi rikthehen në vend të tretë në Konferencën e Lindjes. Holidai me 24 pikë dhe Midëllton me 23 pikë u dalluan për Baks, ndërsa Uud ishte më i miri për skuadrën nga Hjuston me 20 pikë dhe 11 ribaunde. Për Rokets kjo ishte humbja e 22 e sezonit.

Sëlltiks mundën Këveliërs 111-101. Braun u dallua për fituesit me 34 pikë dhe 6 ribaunde, ndërsa Tatum realizoi 18 pikë dhe 9 ribaunde. Për Kavaliers më i miri ishte Garland me 28 pikë dhe 6 ribaunde. Për ekipin nga Boston, kjo ishte fitorja e 16, ndërsa për Këveliërs humbja e 13.

Klipers mundi Kings në transfertë 105-89. Skuadra nga Los Anxhelos i rikthehet suksesit pas tri humbjeve radhazi e shkon në 17 fitore në këtë sezon. Ndërsa për Sakramenton kjo është humbja e 20.

Denver pësoi humbje në shtëpinë e Oklahoma Sitit me rezultatin 108-94, ndërsa Orlando Mexhik triumfoi kundër Atalanta Hauks me shumë mungesa 98-104.