​Komisioni i Rithemelimit ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar
BKT
Shqipëri

​Komisioni i Rithemelimit ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar

Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në zyrat e Partisë Demokratike, këtë të enjte, nga ku ka lëshuar një ultimatum drejtuar kryetarit, Lulzim Basha.

29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit i kanë kërkuar Bashës të lirojë ambientet e punës së kryetarit të Partisë dhe t’ia dorëzojë ato këtij komisioni.

Pasi lexoi rezultatet e referendumit të 18 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i ka kërkuar Bashës të lirojë zyrat deri më datë 5 janar 2022./tch-a2


MË SHUME NGA Shqipëri