Patozi ironizon ultimatumin e Komisionit të rithemelimit ndaj Lulzim Bashës
BKT
Shqipëri

Patozi ironizon ultimatumin e Komisionit të rithemelimit ndaj Lulzim Bashës

Astrit Patozi ka komentuar ultimatumin që Komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike i bëri Lulzim Bashës.

“Më pëlqen shumë ky propozimi i “foltores” në trajtë ultimatumi për deputetin Lulzim Basha. Që do të thotë, me pak fjalë, armëpushim i plotë deri më 5 janar, derisa ta hanë të gjithë gjelin rehat, si lojtarët e skuadrave ndërluftuese, ashtu edhe tifozët e palëve. Pastaj, me të parë e më të bërë… Nëse nuk do të ketë reflektim nga mbrojtësit e vulës, siç janë të gjitha gjasat të ndodhë, të vetmen zgjidhje kanë që më 6 janar ta hedhin logon e PD në Lanë dhe pastaj ta gëzojë ai që do ta kapë i pari. Se i qëllon të jetë tamam dita e Ujit të Bekuar”, shkruan Patozi në Facebook./A2


MË SHUME NGA Shqipëri