15:36 / 23.12.2021
Policia: Një telefonues anonim tha se ka vendosur bombë në stacion
Policia e Kosovës është deklaruar për dyshimet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Në një përgjigje kanë konfirmuar se Policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në stacionin e autobusëve, në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët.
Konfirmimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.























