AGK-ja shpërblen gazetarët më të mirë të këtij viti
BKT
Lajme

AGK-ja shpërblen gazetarët më të mirë të këtij viti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë kanë bërë ndarjen e Çmimeve Vjetore për Gazetari 2021.

Gazetari më i mirë i vitit u përzgjedh Kastriot Berisha nga Kallxo.com.

Çmimi për storjen më të mirë  iu dha gazetarit  Arton Konushefci nga Radio Evropa e Lirë, çmimi për storjen më të mirë televizive e morri Valdete Osmani nga RTK-ja ndërsa për herë të parë u ndan edhe çmimi për kameramani më të mirë, çmim të cilin e morri Deniz Sllovinja nga Kallxo.com.


MË SHUME NGA Lajme