Berisha: Rrymë s’kemi për shkak të mashtruesve që iu nënshtrua politika
Gazetari i njohur, Ridvan Berisha ka komentuar lidhur me krizën energjetike në vend, ku reduktimet e egra i kanë shqetësuar qytetarët.
“A mund të gjejmë ndonjë fajtor kujdestar, siç jemi mësuar kur vet nuk i mbarojmë punet? Për 21 vjet Kosova nuk arriti të ndërtojë kapacitete e saj energjetike. Flejmë mbi qymyr, e tregtojmë qymyrin te fqinjtë e në anën tjetër varemi po nga këta fqinj për frunizim me energji”, ka shkruar ai.
Sipas tij, elita politike, për përjashtim, për 21 vjet në pushtet i është nënshtruar mashtruesve vendor e ndërkombëtarë që lobojnë kundër ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike.
Postimi i plotë i Berishës:
Ende pa rryme, 22 ore..., nuk po i numeroje me oret, hoqa dore!
Nuk eshte lajm per brezin tim mungesa e energjise, reduktimet etj, etj.
A mund te akuzojme Serbine, Shqiperine, Maqedonine, Malin e Zi?!
A mund te gjejme ndonje fajtore kujdestare, siç jemi mesuar kur vet nuk i mbarojme punet?
Per 21 vjet Kosova nuk arriti te ndertoje kapacitete e saj energjetike. Flejme mbi qymyr, e tregtojme qymyrin te fqinjt e ne anen tjeter varemi po nga keta fqinj per frunizim me energji.
Lobimet e tmerrshme kunder ndertimit te kapaciteteve energjike se paku deri me tash kane dhene rezultate. Elitat politike, pa perjashtime per 21 vjet ne pushtete iu nenshtruan ketyre mashtruesve vendore e nderkombetare duke e bere Kosoven te varur per energji. E energjia eshte element i rendesishem, teper i rendesishem per sigurine kombetare, zhvillimin ekonomik e per çdo gje tjeter.
Ne vend qe te jemi shtet me ndikim te veçante ne fushen e energjise ne te gjithe rajonin sot, dje, pardje, qe prej 21 vjetesh, ne ndegjojme dokrra lobistesh. Doren ne zemer efektin e kane arritur per ta bere Kosoven te varur nga te tjeret.
Nuk ka fajtore kujdestare per kete kaos, pergjegjesia mbi direkt, bash direkt mbi ne.
Ju lutem, mos i pyetni keta lobiste qe kamuflohen si ambientaliste. Nisjani sa me pare ndertimin e termocentraleve me para te taksapaguesve, fare mos lejoni me u vare nga financimet e jashtme!























